Lidhje

Përkujtoheti përvjetori i vdekjes së Elvis Presleyt - 2001-08-16


Mijëra admirues të Elvis Pristley-t u mblodhën në shtëpinë e tij Graceland për të përkujtuar 24-vjetorin e vdekjes së mbretit të muzikës rok. Nga shtëpia e Elvisit, admiruesit e muzikës së tij u nisën për ritualin e përvitshëm të ndezjes së qirive nga flaka e përjetshme në varrin e tij. Varri i Elvisit ndodhet në një nga kopështet e shtëpisë së tij, në varrezën familjare Pristley, që njihen si Kopështet e Meditimit. Legjenda e muzikës rock, Elvis Pristley, vdiq në 16 gusht të vitit 1977 në shtëpinë e tij Graceland, në moshën 42-vjeçare. Këtë vit admiruesit e kujtuan Elvisin edhe në faqen e tij kompjuterike elvis.com, ku shprehën mendimet e tyre për nder të kujtimit të këngëtarit të madh.

XS
SM
MD
LG