Lidhje

Intervistë me zyrtaren e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit - 2001-08-16


Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e nëntorit në Kososvë, Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë në partneritet me UNMIK-un dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migrim kanë ndërmarrë një fushatë për regjistrimin e votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë Kosovës. Zyrtarja e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim Henrike Lehnguth i dha ditët e fundit një intervistë Zërit të Amerikës:

VOA: Znj.Lenghuth, zgjedhjet në Kososvë pritet të zhvillohen më 17 nëntor dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrimin, që ju përfaqësoni ka ndërmarrë një nismë për regjistrimin e votuesve kosovarë që jetojnë tani jashtë Kosovës. Si keni menduar ta realizoni këtë përpjekje?

Henrike Lehnguth: Organizata jonë vepron në partneritet me OSBE-në në procesin e regjistrimit të votuesve. Ne përpiqemi për të kontaktuar sa më shumë kosovarë që të jetë e mundur, veçanërisht ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Kanada e në Karaibe. Këtë e bëjmë duke shpërndarë materiale për regjistrimin e tyre nëpërmjet organizatave që merren me çështje të refugjatëve, shoqatave bamirëse e institucioneve fetare që janë në dijeni të vendodhjes së këtyre personave. Në këtë mënyrë ne i regjistrojmë duke u dërguar formularë e informata të tjera të nevojshme për regjistrimin e tyre për të votuar. Po kështu Organizata Ndërkombëtare për Migrimin vepron edhe në mbarë Evropën ku ka hapur hapur zyrat e informacionit dhe regjistrimit të votuesve kosovarë që jetojnë jashtë Kosovës.

VOA: Çfarë duhet të bëjë një person që dëshiron të regjistrohet për të votuar, si duhet të veprojë ai për të patur emrin në listë?

Henrike Lehnguth: Thjesht, çdo personi që është regjistruar vitin e kaluar për në zgjedhjet vendore në Kosovë, automatikisht i dërgohen materialet e nevojëshme për regjistrim në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit. Formulari pasi plotësohet dërgohet në Vienë, ku ka qendrën zyra e regjistrimeve për votuesit kosovarë jashtë vendit. Për personat që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar ata mund të kërkojnë formularët e regjistrimit duke marrë në telefon zyrën tonë në Washington. Numri i telefonit është 1 866 819 5158. Telefonata është pa pagesë për çdo njeri që banon në Shtetet e Bashkuara e Kanada. Ose ata mund të vizitojnë faqen tonë kompjuterike nga ku mund të marrin edhe formën e regjistrimit. Adresa në internet është www.okvoting.org/ Për ata që banojnë në Evropë por jashtë Kosovës, mund të kontaktojnë zyrën që merret me regjistrimn e votuesve në zonën përkatëse. Pra për të marrë informata e nevojëshme, personat e interesuar mund të telefonojnë në zyrën tonë në numrin 1 866 819 5158 ose të vizitojnë faqen tonë në internet në adresën www.okvoting.org

VOA: Përveç formularëve, a ka mënyra të tjera regjistrimi?

Henrike Lehnguth: Jo, çdo person duhet të plotësojë formularët e dërguar nga zyra jonë ose të marrë nga faqja jonë kompjuterike www.okvoting.org/. Për t’u regjistruar, personi i interesuar duhet gjithashtu të dërgojë së bashku me formularin edhe një kopje të dokumentit të identifikimit, për të provuar se ka të drejtë të votojë.

VOA: A bazohet kjo nismë në përvojat e mëparëshme apo është diçka e re për organizatën tuaj?

Henrike Lehnguth: Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka një përvojë të gjërë në fushën e regjistrimit të votuesve. Ne kemi ndihmuar në regjistrimin e votuesve në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar në Kosovë. Gjithashtu organizata jonë ka ndihmuar për regjistrin e votuesve në Timorin Lindor dhe në Bosnje Hercegovinë. Para se të përfundojmë këtë bisedë unë do të dëshiroja të përsëritja numrat e telefonit ku personat e intersuar mund të marrin informata për regjistrim në votime. Kosovarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Kanada e Karaibe mund të telefonojnë zyrën tonë në Washington në numrin 1 866 819 5158. Telefonata është pa pagesë.

Ata që jetojnë në Belgjikë. Danimark, Finland. Luksenburg, Holandë. Norvegji, Suedi apo Francë, mund të kontaktojnë zyrën tonë në Bruksel. Numri i telefonit është 32 2 230 2724.

Ata që jetojnë në Itali, Portugali ose Spanjë, mund të kontaktojnë zyrën tonë në Romë. Numri i telefonit është 39 06442 31 439

Personat që jetojnë në Zvicër, mund të kontaktojnë zyrën tonë në Gjenevë. Numri i telefonit është 41 22 741 0419

Personat që jetojnë në Gjermani apo Lintenshtajn mund të telefonojnë zyrën tonë në Berlin në numrin 49 30 278 778 88

Ndërsa personat nga Kosova që jetojnë në shtete të tjera, mund të kontaktojnë zyrën qëndrore në Vienë të Austrisë. Numri i telefonit është 431 503 1509

Gjithashtu personat e intersuar mund të na shkruajnë nëpërmjet postës eletronike në adresën info@ook.at ose mund të tërheqin formularin e regjistrimit nga faqja jonë në internet në adresën kompjuterike www.okvoting.org.

VOA: Ju faleminderit

XS
SM
MD
LG