Lidhje

Përpjekje për të siguruar miratimin e Parlamentit Maqedonas për marrëveshjen - 2001-08-17


Në një artikull të gazetës The Washington Post thuhet se qeveria e Shteteve të Bashkuara ka në plan të financojë një fushatë për mediat në Maqedoni për të nxitur Parlamentin e vendit që të miratojë marrëveshjen e paqes të firmosur nga udhëheqësit maqedonas dhe ata shqiptarë. Gazeta citon burime nga Washingtoni dhe Shkupi se Shtetet e Bashkuara janë shprehur se do të paguajnë për reklama në radio, televizion dhe gazeta në Maqedoni, për të mbështetur marrëveshjen e paqes. Gazeta thotë se zyrtarët e Kombeve të Bashkuara po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e informimit me postë të çdo familjeje në Maqedoni. Gazeta thotë se fushata në mediat mund të fillojë në ditët e ardhshme dhe se do ajo të koordinohej me zyrën e presidentit maqedon Boris Trajkovski. Zëdhënësi i Parlamentit maqedonas tha se ligjvënësit kanë në plan të takohen më 31 gusht për ratifikimin e marrëveshjes, vetëm pasi forcat e NATO-s të kenë mbedhur një numër të konsiderueshëm armësh nga luftëtarët shqiptarë.

XS
SM
MD
LG