Lidhje

Tyson shtyn ndeshjen pas një dëmtimi - 2001-08-22


Ish kampioni botëror i boksit, Mike Tyson ka përsuar një dëmtim që e ka detyruar ta shtyjë ndeshjen që ai duhet të zhvillonte më 8 shtator në Kopenhagë.

Këshilltari i Tysonit, Shelly Finkel, tha se ish kampioni ka problene të shpinës. Sipas tij, raundi kundër danezit Brian Nielsen do të shtyhet disa javë dhe është planifikuar për më 13 tetor.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Mike Tysonit për këtë vit.

Nielseni ka një rekord prej 62 fitoresh dhe një humbjeje me 43 nokaut, ndërsa Tysoni ka 48 fitore, dy humbje me 42 nokaut.

XS
SM
MD
LG