Lidhje

Zemra e parë artificiale - 2001-08-22


Njeriu i parë në botë me zemër artificiale, doli për herë të parë në publik dhe u shpreh se do ta kishte pësuar nga një vdekje e ngadalshme, po të mos kishte përfituar nga kjo pajisje e re që shënon një revolucion në mjekësi. 59-vjeçari, Robert Tools, u shfaq për herë të parë në publik dje në një konferencë shtypi të transmetuar përmes televizionit në një spital të Kentakit. Me pamje të lodhur, zoti Tools tha se zemra e re mekanike i dha atij shansin e rrallë të shmangte vdekjen e sigurt. Ai tha se, pas operacionit, vështirësia më e madhe e tij kishte qenë të mësohej me zhurmën e pajisjes së re në vend të një rrahje të zakonshme zemre. Mjekët e vendosën pajisjen në krahërorin e pacientit më 2 korrik. Pa këtë pajisje, të quajtur zemra AbioCor, thonë ata, zoti Tools do të kishte vdekur brenda 30 ditëve. Përpara operacionit, ai ishte aq i dobët fizikisht sa mezi arrinte të ngrinte kokën apo të bënte disa hapa.

XS
SM
MD
LG