Lidhje

Presidenti maqedonas, Trajkovski, përshëndet vendimin e Natos - 2001-08-23


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, përshëndeti mbrëmë vendimin e Natos për dislokimin e forcave të saj në Maqedoni për mbledhjen e armëve të luftëtarëve shqiptarë, por vuri në dukje se mossuksesi i operacionit do të jetë edhe mossuksesi i Natos.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i aleancës, George Robertson, theksoi se sasia e armëve që do të dorëzohen nga luftëtarët shqiptarë duhet të jetë e besueshme dhe një përzierje e armëve të cilësisë lartë dhe të ulët, për të cilat Nato ka informacione se UÇK i ka në dispozicion në këto momente.

XS
SM
MD
LG