Lidhje

SHBA nuk ka vendosur afat për tërheqje nga traktati kundër raketave balistike - 2001-08-24


Një i dërguar i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë vendosur ndonjë afat për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë lidhur me çështjen kyçe të kontrollit të armëve. Nënsekretari amerikan i shtetit John Bolton u tha sot gazetarëve në Moskë se nuk është caktuar ndonjë afat në lidhje me traktatin kundër raketave balistike të vitit 1972. Ai i mohoi njoftimet ruse në fillim të javës, sipas të cilave Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar një afat kohor për ti dhënë fund traktatit.

Dje presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara kanë në plan të tërhiqen nga traktati në mënyrë që të vazhdojnë planet për ndërtimin e një sistemi të mbrojtjes nga raketat. Moska i ka kundërshtuar sugjerimet amerikane që të dy vendet të tërhiqen nga traktati duke thënë se e konsideron atë si themelor për çështjen e kontrollit të armëve dhe sigurisë globale.

XS
SM
MD
LG