Lidhje

Izraeli hyn përkohësisht në territorret palestineze - 2001-08-24


Ushtria izraelite hyri përkohësisht në territorin e kontrolluar nga palestinezët në qytetin e ndarë të Hebronit në Bregun Perëndimor dhe shkatërroi dy ndërtesa që përdoreshin nga luftëtarët palestinezë. Ushtria izraelite tha se makina të blinduara me ushtarë hynë në atë zonë dje pasdite, kur dy vëllezër izraelitë, midis të cilëve njëri 11 vjeçar, u plagosën në afërsi të një vendbanimi izraelit. Kjo ndërhyrje e papritur shkaktoi shkëmbime të ashpra zjarri midis forcave izraelite dhe luftëtarëve palestinezë. Sipas njoftimeve nga spitali palestinez janë plagosur 15 palestinezë. Ata thanë se njoftimet e mëparshme që thoshin se u vranë dy palestinez ishin të gabuara. Ushtria izraelite tha se një ushtar i saj ishte plagosur lehtë.

XS
SM
MD
LG