Lidhje

Myers, shefi i ri i Shtatmadhorisë amerikane - 2001-08-24


Gjenerali i forcave ajrore amerikane Richard Myers, i zgjedhur nga presidenti Bush në postin e zyrtarit më të lartë ushtarak të vendit, konsiderohet si aleat i presidentit në planet e tij për riorganizimin e ushtrisë për të përballuar sfidat e reja.

Kolegët thonë se përvoja e gjeneralit Myers, intelekti dhe temperamenti i tij do të ndihmojnë administratën në përpjekjet e saj për të riorganizuar forcat e armatosura duke vënë theksin në mbrojtjen nga raketat, teknologjinë kompjuterike dhe përdorimin e hapësirës për qëllime ushtarake.

Gjenerali 59 vjeçar ka drejtuar komandën amerikane të hapësirës nga viti 1998 deri në vitin 2000 dhe ka bërë thirrje për zhvillimin e armëve me bazë në hapësirë. Ai ka gjithashku përvojë në Azi në një kohë kur shumë zyrtarë amerikanë mendojnë se Kina dhe Korea e Veriut po dalin si kërcënues kryesorë të interesave amerikane. Gjenerali Myers komandoi forcat amerikane në Japoni nga viti 1993 në 1996 dhe ka qënë pilot gjatë luftës në Vietnam. Gjenerali u bë pilot megjithëse në fëmijëri i kishte frikë avionët pasi kishte qenë dëshmitar okular i rrëzimit të një avioni në Kansas. Gjenerali është i martuar dhe ka dy vajza e një djalë.

XS
SM
MD
LG