Lidhje

Millosheviç fajëson Naton - 2001-08-24


Ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç tha se nuk ka bërë asgjë të kundërligjëshme gjatë konfliktit të Kosovës dhe fajësoi NATO-n për krizen në Ballkan.

Në një intervistë me një gazetar amerikan te televizionti Fox, zoti Milloshevic tha se gjithshka që ai ka bërë në lidhje me Kosovën ka qenë legjitime dhe legale.

Ai mohoi se u ka dhënë ndonjëherë urdhër trupave të tij për të vrarë civilët shqiptarë, duke këmbëngulur se ata kishin marrë urdhër vetëm për të vrarë grupet terroriste. Zoti Millosheviç tha se 500 vetë janë arrestuar për vrasjen e civilëve gjatë konfliktit të Kosovës. Ish-udhëheqësi jugosllav e akuzoi NATO-n për agresion në Ballkan, duke thënë se fushata e bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë krijoi atje kaos.

Zoti Millosheviç mbahet nga Gjykata e Hagës që nga muaji qershor. Ndaj tij janë ngitur akuza për krime kundër njerëzimit për rolin e tij në konfliktin e Kosovës. Zoti Millosheviç tha në intervistën për Tevizionin Fox se Gjykata e Hagës nuk ka fakte kundër tij.

XS
SM
MD
LG