Lidhje

SHBA: Ethet e lotarisë - 2001-08-25


Ethet e lotarisë kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku dhjetëra mijëra vetë po blejnë bileta për lotarinë kombëtare që hidhet sot dhe që ka një vlerë prej 280 milionë dollarësh. Zyrtarët e lotarisë thonë se të enjten shitën 42 milion bileta, ndërsa shitjet e djeshme vazhdonin me një ritëm prej 100 mijë biletash në minutë. Çdo biletë kushton 1 dollar. Lotaria kombëtare e quajtur Powerball zhvillohet në 21 shtete përfshirë Washingtonin. Çmimi i lotarisë së sotme është i dyti për nga madhësia në historinë e Powerballit. Çmimi më i madh i fituar në ndonjë lotari këtu në Shtetet e Bashkuara u mor vitin e kaluar, kur dy persona me bileta fituese ndanë midis tyre 363 milion dollarë. Buletinet e lajmeve flasin çdo ditë për njerëz që udhëtojnë për distanca të gjata dhe presin në radhë me orë të tëra për të blerë një biletë. Thuhet se nëse stivosen të gjitha kartmonedhat 1 dollarëshe të çmimit prej 280 milion dollarësh që mund të fitohet këtë radhë, stiva e parave do të jetë 3 herë e gjysmë më e lartë se mali Everest. Sipas zyrtarëve të lotarisë shanset për të fituar janë 1 në 80 milion.

XS
SM
MD
LG