Lidhje

Sulm me makinë bombë në aeroportin e Madridit - 2001-08-27


Një makinë bombë shpërtheu në një garazh në aeroportin ndërkombëtar të Madridit, disa minuta pasi autoritetet u paralajmëruan nga një person që tha se përfaqësonte grupin separatist bask, ETA. Nuk ka njoftime për ndonjë të plagosur, por autoritetet thonë se dhjetra makina u dëmtuan. Policia bëri të ditur se bllokoi zonën para se të kryhej shpërthimi, që u bë shkak për bllokimin e trafikut përreth aeroportit. Asnjë fluturim nuk u anullua, por shumë pasagjerë u detyruan të largoheshin nga makinat dhe t’i transportonin vetë valixhet deri në terminalet e aeroportit.

XS
SM
MD
LG