Lidhje

Zelanda e Re ngjall shpresat për qindra refugjatë afganë - 2001-08-28


Zelanda e Re ngjalli shpresat e para për qindra refugjatë afganë të bllokuar në një anije transporti norvegjeze në oqeanin Paqesor. Kryeministrja Helen Clark tha se me kërkesën e Australisë, vendi i saj po shqyrton mundësinë e pranimit të disa prej këtyre refugjatëve. Në një intervistë me Radion Kombëtare të Zelandës së Re, zonja Clark tha se historia nuk do të tregohej e këndshme ndaj vendit të saj sikur ai të kthente mbrapsht njerëz që ndodhën përballë katastrofës.

Vendimi i Australisë për t’u mohuar strehimin 460 refugjatëve është pritur me kritika të ashpra. Australia po i furnizon refugjatët me ushqim dhe ujë por nuk pranon t’i strehojë ata. Anija norvegjeze është e ankoruar në afërsi të ishulluir Christmas të Australisë. Anija i shpëtoi refugjatët të dielën nga një traget i dëmtuar indoenzian, i cili po udhëtonte në drejtim të ishullit Christmas, ku refugjatët shprsonin se do t’u jepej strehim politik.

XS
SM
MD
LG