Lidhje

Kriza politike në Jugosllavi - 2001-08-29


Në një takim që zhvilluan dje, udhëheqësit e koalicionit prej 18 partish të Sërbisë, nuk arritën të zgjidhnin krizën e fundit politike të kësaj republike jugosllave.

Takimi 7-orësh i udhëheqësve të koalicionit, mes të cilëve edhe Presidenti jugosllav, Vojislav Koshtunica dhe Nënkryeministri i Sërbisë, Zoran Xhinxhiç, përfundoi pa ndonjë marrëveshje për zgjidhjen e divergjencave. Por pjesëmarrësit ranë dakord për të ruajtur aleancën.

Partia Demokratike e Sërbisë e zotit Koshtunica ishte shkaktarja e krizës pasi tërhoqi ministrat e saj nga qeveria në fillim të këtij muaji lidhur me atë që presidenti e quajti dështim për të luftuar veprimtarinë kriminale. Zoti Koshtunica akuzoi ministrin e Brendshëm, Dushan Mihajlloviç, se ose është inkompetent ose është i lidhur me krimin e organizuar. Zoti Xhinxhiç dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë i kanë hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG