Lidhje

Annan kërkon pjesmarrjen e SHBA në konferencën kundër racizmit - 2001-08-29


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, po u kërkon Shteteve të Bashkuara të marrin pjesë në konferencën e kësaj jave mbi racizmin në Afrikën e Jugut.

Pardje, zyrtarë të departamentit amerikan të shtetit thanë se sekretari i shtetit, Colin Powell, nuk do të marrë pjesë në konferencë e cila i fillon punimet e saj pasnesër në Durban të Afrikës së Jugut, për shkak të asaj që ai quan si gjuhë fyese kundër Izraelit në rendin e ditës. Por zoti Annan, duke folur në Austri, tha se shpreson që Washingtoni do të marrë pjesë në konferencë në çfarëdo lloj niveli. Zëdhënësi i departamentit të shtetit, Richard Boucher, tha se natyra e duhur dhe niveli i përfaqësimit të Shteteve të Bashkuara në konferencë, nëse do të ketë, ende vazhdon të shqyrtohet.

Veprimtari i shquar për të drejtat e njeriut, Jesse Jackson, i cili e ka kritikuar qendrimin e administratës së presidentit Bush ndaj racizmit, do të jetë në krye të delegacionit të tij privat që do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG