Lidhje

K-FOR: arrestime në kufirin Kosovë Maqedoni - 2001-08-29


Paqeruajtësit amerikanë në Kosovë u sulmuan mbrëmë me armë zjarri, kur po përpiqeshin të mos lejonin futjen nga Maqedonia në Kosovë të 10 personave që dyshoheshin si luftëtarë shqiptarë. Një zëdhënës i trupave amerikane thotë se asnjë nga ushtarët nuk u plagos gjatë sulmit që ndodhi rreth 50 kilometra në jug-lindje të Prishtinës. Luftëtarët u kthyen përsëri në Maqedoni pasi paqeruajtësit u kundërpërgjigjën me zjarr. Rreth 10 minuta më pas, një bateri mortajash nga ana maqedonase e kufirit shpërtheu në zonën ku ishin zhvilluar luftimet, por nuk shkaktoi dëme në njerëz apo objekte. Trupat paqeruajtëse të Natos në Kosovë kanë ndaluar që nga muaji qershor rreth 850 persona që dyshohen si anëtarë të UÇK-së. Ndërkohë, Këshilli Kalimtar i Kosovës sot ka diskutuar për bisedimet ndërmjet zyrtarëve ndërkombëtare në Kosovë dhe përfaqësuesve jugosllavë.

XS
SM
MD
LG