Lidhje

Raport i ri i Amnesty International - 2001-08-30


Organizata e të drejtave të njeriut me seli në Londër, Amnesty International u bëri thirrje qeverive të vendeve të ndryshme të hetojnë zhdukjen e mijëra njerëzve nëpër botë. Ky grup thotë se një rajon me probleme është Ballkani, ku ka patur njoftime për zhdukje të panumërta në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë. Amnesty International njofton për një numër personash të humbur në Çeçeni dhe zhdukjen e aktivistëve të opozitës në Bjellorusi dhe Ukrainë. Raporti i këtij grupi doli sot, në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve

XS
SM
MD
LG