Lidhje

Condordi francez rifillon provat e fluturimit - 2001-08-31


Dje rifilluan fluturimet-provë avionët franceze Concord, që i ndërprenë ato në muajin korrik të vitit të kaluar, pas rënies së avionit që shkaktoi vdekjen e 113 pasagjerëve në bordin e tij. Instruktorët e fluturimit do të familjarizohen përsëri me avionin, nëpërmjet disa fluturimeve provë 90 minutëshe gjatë dy ditëve të ardhshme, nga një aeroport që përdoret për transportimin e mallrave në afërsi të Chalons-en Champagne, në verilindje të Francës. Megjithëse avionët Concord kanë kryer disa fluturime-provë, shumica e pilotëve nuk kanë fluturuar që nga viti i kaluar, kur krahas me 100 pasagjerët, vdiqën 9 anëtarë ekupuipazhi dhe 4 kalimtarë. Autoritetet e aviacionit ja hoqën avionëve Conkord të drejtën e fluturimit, pas aksidentit të vitit të kaluar. Avionët Conkord operohen nga linjat ajrore Air France dhe British Airways, të cilat kohët e fundit kanë punuar për modifikimin e avionëve Concord, me qëllim që atij t’i jepet përsëri çerktifikata e fluturimit. Pritet që së shpejti autoritetet e avioacionit britanik dhe atij francez të lejojnë përsëri fluturimin e avionëve Concord.

XS
SM
MD
LG