Lidhje

Australia transferon refugjatët - 2001-09-01


Australia përfundoi transferimin e më shumë se 430 refugjatëve nga një anije norvegjeze e ankoruar në afërsi të ishullit Christmas në një anije transporti trupash në Oqeanin Indian. Azil kërkuesit, ndodheshin në kuvertën e anijes norvegjeze Tampa që nga 26 gushti, kur u shpëtuan prej saj në det të hapur pasi anije indoneziane e drejtuar për në brigjet e Australisë me të cilën po udhëtonin filloi të zhytej. Azil-kërkuesit, shumica afganë, ishin gati sot të shkonin për në Guinenë e Re Papua me një anije ushtarake australiane. Me të mbërritur në Portin Moresby, refugjatët do të nisen me aeroplan për në Zelandën e Re dhe në ishullin e vogël shtet Nauru, ku do të shqyrtohen kërkesat e tyre për strehim politik. Në qoftë se kërkesat e tyre miratohen, refugjatët do të sistemohen në vende të treta, duke përfshirë edhe Australinë.

XS
SM
MD
LG