Lidhje

Talebani mund ti dënojë me vdekje të akuzuarit për predikimin e krishterimit - 2001-09-01


Kryetari i Gjykatës së Lartë talebane në Afganistan tha se tetë punonjësit e huaj të ndihmave që po gjykohen nën akuzat se kanë predikuar krishtërimin kanë marrë avokatë të huaj. Gjykatësi, Noor Mohammad Saqib i tha agjencisë së lajmeve Afgan Islamic Press me bazë në Pakistan se të akuzuarit kanë të drejta të plota të mbrohen dhe të marrin avokatë të huaj jo myslimanë.

Zoti Saqib refuzoi të përjashtonte mundësinë e dënimit me vdekje të punonjësve perëndimorë të ndihmave. Ai tha se ata do të ndëshkohen në përputhje me ligjet që ata kanë shkelur dhe se dënimi me vdekje është një nga dënimet e parashikuara me ligj. Gjykata e Lartë talebane filloi gjykimin e dy amerikanëve, katër gjermanënëve dhe dy australianëve dje. Tetë të pandehurit perëndimorë si dhe 16 shtetas afganë punonin për organizatësn bamirëse gjermane “Shelter Now”. Ata u arrestuan në fillim të muajit të kaluar.

XS
SM
MD
LG