Lidhje

Nga konferenca e Durbanit - diskriminimi i pacientëve me Sidë problem global - 2001-09-03


Shefi i Kombeve të Bashkuara për Sidën tha në konferencën e OKB-së kundër racizmit se diskriminimi i njerëzve me sidë është një problem global që duhet të adresohet. Mjeku Peter Piot u bëri thirrje qeverive të përfaqësuara në konferencën e Durbanit në Afrikën e Jugut të fillojnë një fushatë për të luftuar diskriminimin kundër viktimave të Sidës. Ndërkohë delegatët e Bashkimit Evropian në konferencë thanë se ata mund të largohen nga takimi deri sot në mbrëmje në se nuk arrihet marrëveshje lidhur me gjuhën e deklaratës përfundimtare. Delegatët evropian dhe të Afrikës së Jugut punuan së bashkë mbrëmë vonë për të përpiluar gjuhën në përpjekje për të shpëtuar konferencën, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli u larguan.

XS
SM
MD
LG