Lidhje

Shpërthim në Belfast - 2001-09-05


Nga shpërthimi i një bombe në Belfast u plagosën 4 policë që po mbronin nxënëset e një shkolle katolike vajzash në Belfast, ndërkohë që vazhdojnë për të tretën ditë protestat sektare me dhunë. Sipas njoftimeve të policisë dy policë morrën goditjen mëtë fortë, duke pësuar plagë të rënda në këmbë ndërsa dy të tjerët u plagosën nga ciflat e bombave. Të paktën një person është arrestuar. Shpërthimi në shkollën Holy Cross u bë shkak që prindërit të kërkojnë me këmbëngulje mbrojtjen e fëmijëve të tyre. Gjatë dy ditëve të fundit, ekstremistët protestantë u përpoqën të ndalonin vajzat që të kalonin nëpër një lagje protestante për të shkuar në shkollë. Protestantët e konsiderojnë përdorimin e rrugëve të tyre nga katolikët si shkelje të teritorit që u përket atyre. Grupi ekstremist Red Hand Defenders që përfaqëson Shoqatën e Mbrojtjes së Ulsterit mori përgjegjësinë për shpërthimin.

XS
SM
MD
LG