Lidhje

Tiranë: parlamenti zgjedh drejtuesit - 2001-09-05


Në Shqipëri, parlamenti votoi për drejtuesit e tij të rinj. Zoti Namik Dokle u caktua kryetar ndërsa zonja Makbule Çeço nënkryetare. Vendi i nënkryetarit të dytë u la bosh për koalicionin opozitar Bashkimi për Fitore, i cili e ka bojkotuar parlamentin. Socialistët propozuan mbrëmë të shtojnë edhe një nënkryetar të tretë i cili do t’i jepej njërit prej aleatëve të tyre. Propozimi hasi në kundërshtimin e ashpër të deputetëve opozitarë të Partisë Demokrate Reformatore.

XS
SM
MD
LG