Lidhje

Presidenti meksikan kërkon amnisti për punëtorët e paligjshëm në SHBA - 2001-09-06


Presidenti Mexican Vicente Fox u kërkoi sot ligjvënësve amerikanë në kongres që të pajisë me dokumente imigrantët meksikanë të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara ilegalisht. Mesazhi i zotit Fox u drejtohej vecanërisht konservatorëve republikanë të cilët e kanë kundërshtuar amnistinë për punëtorët e paligjshëm meksikanë.

Zoti Fox kërkoi shtimin e besimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, duke përfshirë edhe çështjen e drogës. Ai i kërkoi kongresit amerikan pezullimin e vlerësimit vjetor te masave të Meksikës për të luftuar trafikun e drogës. Meksika e konsideron këtë proces si ndërhyrje ofenduese në punët e saj brendshme.

XS
SM
MD
LG