Lidhje

OKB do të vendosë për sanksionet ndaj Jugosllavisë - 2001-09-06


Presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Jean David Levitte, tha se Këshilli do të mblidhet këtë muaj për të vendosur nëse të hiqen sanksionet e vendosura ndaj Sudanit dhe Jugosllavisë. Ai tha se Këshilli mund të miratojë në takimin e tij të 17 shtatorit një rezolutë për heqjen e embargove. Mirëpo, zoti Levitte paralajmëron se miratimi i rezolutës nuk është i garantuar. Ai tha se Washingtoni dhe Khartumi i kanë bërë thirrje atij të planifikojë takimin për çështjen e Sudanit, por ai kërkon që të votohet edhe për heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Jugosllavisë, hap ky që mbështetet edhe nga administrata e presidentit Bush. Sanksionet ndaj Sudanit u vendosën në vitin 1996 në përpjekje për të detyruar Khartumin të dorëzojë personat e akuzuar për pjesëmarrje në një përpjekje për të vrarë presidentin egjiptian Hosni Mubarak. OKB-ja vendosi embargon e armëve ndaj Jugosllavisë në vitin 1998 në përpjekje për t’i dhënë fund fushatës së presidentit Millosheviç, kundër shqiptarëve të Kosovës.

XS
SM
MD
LG