Lidhje

Dita e fundit e konferencës së Durbanit - 2001-09-07


Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi racizmin që po zhvillohet në Durban të Afrikës së Jugut hyri sot në ditën e fundit, ndërkohë që delegatët vazhdojnë diskutimet për çëshjen e dëmshpërblimeve për skllavërinë dhe tekstin e dokumentit përfundimtar. Delegatët evropianë vazhdojnë të kundërshtojnë me forcë kërkesat arabe që në tekstin e rezolutës përfundimtare Izraeli të cilësohet si shtet racist.

Një tjetër çështje delikate në dokument janë dëmshpërblimet për skllavërinë dhe kolonializmin. Përfaqësuesit evropianë dhe afrikanë po vazhdojnë negociatat mbi përkufizimin e skllavërisë si krim kundër njerëzimit. Ndërkaq, disa organizata më pak të njohura në konferencë i kanë akuzuar drejtuesit e delegacioneve se po përqendrohen më shumë se çduhet në çështjet e skllavërisë dhe në konfliktin izraelito-palestinez.

XS
SM
MD
LG