Lidhje

Korea e Veriut e pakënaqur nga prania amerikane në rajon - 2001-09-07


Korea e Veriut paralajmëroi se prania e trupave amerikane në gadishullin korean po bllokon përmirësimin e lidhjeve me Korenë e Jugut. Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut lëshoi mbrëmë një deklaratë në të cilën thuhet se 37 mijë trupat amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut janë pengesa kryesore në përmirësimin e marrëdhënieve të Fenianit me Seulin dhe Uashingtonin.

Kjo deklaratë u bë me rastin e 56 vjetorit, që është nesër, të mbërritjes së forcave amerikane në Korenë e Jugut pas Luftës së Dytë Botërore. Përsëritja e kësaj kërkese bëhet vetëm pasi zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Korea e Jugut dhe Japonia u takuan në Tokio për të diskutuar politikat e tyre ndaj Koresë së Veriut.

Zyrtarët i bënë thirrje udhëheqësit koreanoverior, Kim Jong Il, që t’i përmbahet zotimit për të vizituar Korenë e Jugut së shpejti. Ata i bënë gjithashtu thirrje Feninait që të shpjegojë programet e tij të armëve dhe ato bërthamore, që janë bërë shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG