Lidhje

Rritet interesimi për studime të larta në Jug të Shqipërisë - 2001-09-07


Në universitetet në Jug të Shqipërisë po rritet interesimi i të rinjve për të filluar studimet e larta. Kjo pasqyrohet qartë në numrin e të rinjve që po marrin pjesë në konkurset e pranimit në universitete të cilat po zhvillohen gjatë këtyre ditëve.

Të dhënat nga Universiteti i Korcës, i Vlorës dhe i Gjirokastrës flasin se për këtë vit janë regjistruar për konkurset mbi 600 te rinj me shumë se viti i kaluar. Zëvendës rektori i Universitetit Fan Noli të Korcës, Robert Dhamo thotë për Zërin e Amerikës se rritja e interesimit për shkollën në këtë prag fillimi të vitit të ri universitar është një tregues mjaft pozitiv. Në 9 degët e këtij Universiteti thotë ai sivjet do të pranohen rreth 500 studentë ndërkohë që në numrin e konkuruesve janë mbi 100 të rinj më shumë se viti kaluar.

Universiteti në Juglindje të vendit ka disa profile si të mësuesisë, gjuhëve të huaja, shëndetësisë etj. Interesimi më i lartë është për degët e shëndetësisë thotë zv rektori Dhamo.

Ndërsa Rektori i Universitetit Ismail Qemali të Vlorës, Bilal Shkurti thotë për Zërin e Amerikës se 400 të rinj më shumë se viti i kaluar janë përfshirë sivjet në konkurset e pranimit. Ai e vlerëson këtë rritje si rikthim të interesimit për shkollën.

“Universiteti i qytetit bregdetar krahas degëve të mësuesisë ka si profile të tij edhe degët e turizmit, biznesit dhe këtë vit edhe degën e re të peshkimit".

Ndërkaq edhe në Universitetin e Gjirokastrës sivjet ka një interesim më të madh të të rinjve per të filluar studimet. Rektori i Universitetit, Kristaq Kikina thotë se mbi 500 studentë do të pranohen për fillimin e studimeve, 30 prej të cilëve në Degën e Re të Administratës Publike. Krahas interesimit të të rinjve për studimet në universitetet brenda vendit, drejtoritë arsimore të tre rretheve vlerësojnë këtë vit edhe një rritje të numrit të studentëve që po konkurojnë në universitet e huaja. Më të pëlqyera nga të rinjtë sipas këtyre vlerësimeve janë universitetet italiane për shak edhe të mundësive më të favorshme për tu përfshirë në konkurset e pranimit.

Pas trazirave te dhunshme të 1997 në Jug të Shqipërisë u vu re një rënie e interesimti të te rinjve për shkollën dhe një tedencë e tyre për të emigruar jashtë vendit. Por sipas analistëve të cëshjteve të arsimit duket se kjo ka qënë e përkohshme dhe ky vit ka shënuar fillimin sipas tyre të një kthese të madhe në drejtim të rritjes së interesit për dije.

XS
SM
MD
LG