Lidhje

Vazhdon dhuna në Lindjen e Mesme - 2001-09-09


Izraeli bëri të ditur se takimi që ishte planifikuar të mbahej sot për të diskutuar mundësinë e vendosjes së armëpushimit me palestinezët do të shtyhet për të paktën edhe një ditë për shkak të dhunës, ku që nga dje paradite janë vrarë tetë vetë.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Shimon Perez, dhe udhëheqësi palestinez, Yasser Arafat, do të takoheshin sot në Egjipt për raundin e parë të diskutimeve për të arritur një armëpushim. Por Izraeli thotë tani se takimet duhet të mbahen në rajon dhe jo në Egjipt.

Deri tani nuk ka patur ndonjë reagim nga pala palestineze. Ndërkaq, palestinezët thonë se një polic u vra dhe të paktën tre të tjerë u plagosën sot paradite nga zjarri i tankeve izraelite në qytetin Jenin të Bregut perëndimor.

XS
SM
MD
LG