Lidhje

Në Kosovë nuk do të ketë struktura paralele - 2001-09-10


Komandanti i forcave paqeruajtëse në Kosovë gjenerali Thorstein Skiaker tha sot në Prishtinë se krijimi i një njësie te vecantë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës paraqet synimin e autoriteteve për ti bërë këto trupa shumë-etnike. Në një intervistë ekskluzive për korrespondentin tonë në Prishtinë Besim Abazi, gjenerali Skiaker mohon që kjo të jetë strukturë paralele. Struktura të tilla sipas tij veprojnë në pjesën veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës, mirëpo ato do të mënjanohen me kohë dhe sic u shpreh ai, ato tashmë nuk paraqesin ndonjë problem të vecantë. Megjithatë gjenerali Skiaker ka pohuar se ekziston një qasje më e butë e autoriteteve ndaj problemeve në veriun e Kosovës në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, për të motivuar komunitetin serb që të marrë pjese në to.

XS
SM
MD
LG