Lidhje

Norvegjia voton sot për parlamentin e ri - 2001-09-10


Në Norvegji, po zhvillohen zgjedhjet që mund t’i japin fund kontrollit të Partise Laburiste në parlament. Anketat e opinionit tregojnë se kjo parti është në prag të humbjes së thellë ndaj Partisë Konservatore të opozitës. Me vetëm 25 përqind të votave, Partia Laburiste gëzon tani popullaritetin më të ulët në më shumë se 90 vjet. Ajo mbahet përgjegjëse për rënien e nivelit të shërbimit shëndetësor dhe arsimit, në një kohë kur Norvegjia ka një fond prej më tepër se 60 miliardë dollarësh, të rezervuar për brezat e ardhshëm. Rezultatet e zgjedhjeve nuk pritet të shpallen deri vonë sonte, disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit.

XS
SM
MD
LG