Lidhje

Scharping përgjigjet para parlamentit - 2001-09-10


Ministri gjerman i Mbrojtjes ndodhet para pyetjeve të forta sot në parlament lidhur me akuzat se ai shfrytëzoi fluturimet zyrtare për të vizituar të dashurën e tij. Partia Kristian-Demokrate e opozitës i ka kërkuar zotit Rudorlf Scharping të shpjegojë nëse ka shkuar me aeroplanë ushtarakë për të viziutar të dashurën, konteshën Kristina Pilati, në Frankfurt dhe në ishullin spanjoll turistik të Majorkës. Ministri gjerman i Mbrojtjes është kritikuar ashpër që kur një revistë botoi fotografi të tij gjatë pushimeve me zonjushën Pilati në Majorka, ndërkohë që në Berlin po zhvilloheshin diskutime mbi rolin e Gjermanisë në misionin e NATO-s në Maqedoni. Zoti Scharping tha se vendimi i tij për të shkuar me pushime gjatë asaj kohe ishte i gabuar.

XS
SM
MD
LG