Lidhje

Kalendari historik i datës 11 shtator - 2001-09-11


Më 11 shtator të vitit 1963, filloi pa probleme integrimi racor në Universitetin e Karolinës së Jugut, me vendim të gjykatës. Tri studentë zezakë, të parët që shkonin në Universitetin e Karolinës së Jugut që nga viti 1877, u paraqitën në sekretari për t’u regjistruar. Më vonë, disa studentë të bardhë u uruan atyre mirëseardhjen në ambjentet e univeristetit dhe i ftuan ata për drekë në mencën ku më parë nuk lejohej hyrja e studentëve me ngjyrë. Ky ishte një qëndrimin i ndryshëm nga ai shpesh i egër i qytetarëve dhe studentëve ndaj urdhërave të kësaj natyre në shtete të tjera të Jugut amerikan gjatë përpjekjeve në vitet’ 60 për integrimin e shkollës. Media e Karolinës së Jugut ia dha meritën për atmosferën paqësore në universitet, guvernatorit Donald Russell. Megjithëse personalisht guvernatori Russell ishte kundër vendimeve të gjykatës kundër qëndrimeve raciste, ai tha se Karolina e Jugut do ta trajtonte këtë çështje, sipas fjalëve të tij, në mënyrë paqësore dhe në përputhje me emrin e mirë të shtetit dhe popullit të tij.

Demonstrimi i parë i variantit më të thjeshtë të kompjuterit u bë më 11 shtator të vitit 1940. Në vjeshtën e vitit 1937, George Stibitz, shkencëtar në laboratoret Bell, ndërtoi një makinë llogaritëse dixhitale, që punonte me bateri, shiritë metalikë të një kutie duhani dhe llampa elektrike që hapeshin dhe mbylleshin. Shkenëcëtarët e kuptuan se kjo pajisje mund të përbënte zgjidhje për problemin e makinave llogaritëse me shumë veprime, tepër të shpejta, mungeas e të cilave në atë kohë ishite bërë pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të rrjeteve telefonike. Laboratori Bell autorizoi ndërtimin e një makine llogaritëse me shumë veprime, sipas modelit Stibitz. Në janar të vitit 1940, George Stibitz dhe ekipi i tij kishin ndërtuar një pajisje të njohur si ”makina llogaritëse për numra të përbërë”. Demonstrimi i kësaj makine u bë më 11 shtator të vitit 1940, gjatë një takimi të Shoqatës Amerikane të Matematikës në kolegjin Dartmouth në New Hampshire. George Stibitz u kërkoi matematicienëve të kolegjit të thonin probleme, të cilat ai i transmetoi me teleprinter në makinën llogaritëse, e cila ndodhej në New York. Brenda një minute erdhi përgjigja nëpërmjet linjës telefonike. George Stibitz njihet në të gjithë botën si babai i kompjuterit dixhital modern.

XS
SM
MD
LG