Lidhje

Zonja Dole pritet të shpallë kandidaturën për senatore - 2001-09-11


Ish-kandidatja amerikane për presidente, Elizabeth Dole, pritet që sot të shpallë kandidaturën si senatore për të zënë vendin e liruar nga senatori republikan, Jesse Helms i Karolinës së Veriut. Burime nga Partia Republikane thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press se zonja Dole do ta bëjë njoftimin në Salisbury të Karolinës së Veriut ku ajo ka kaluar fëmijërinë.

Zonja Dole ka qenë kandidate për presidente në vitin 2000 por nuk arriti të fitonte të drejtën e kandidimit për Partinë Republikane. Zonja Dole ka qenë presidente e Kryqit të Kuq Amerikan, sekretare e punës në administratën e ish-presidentit George Bush dhe sekretare transporti në administratën e presidentit Reagan. Ish-kandidatja presidenciale është diplomuar nga Universiteti Duke i Karolinës së Veriut dhe ka një diplomë si juriste nga Universiteti Harvard në Massachussetts.

XS
SM
MD
LG