Lidhje

Hiqet embargoja kundër Jugosllavisë - 2001-09-11


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi njëzëri për heqjen e embargos së armëve kundër Jugosllavisë, që u vu para 3 vjetësh. Këshilli i Sigurimit e miratoi rezolutën dje, më pak se 3 muaj pasi Jugosllavia e dorëzoi ish presidentin Sllobodan Millosheviç në Gjykatën e Hagës. Rezoluta ishte sponsorizuar nga qeveria amerikane. Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane e kishin lidhur heqjen e sanksioneve me dorëzimin e zotit Millosheviç në gjykatën e Hagës. Ish presidenti jugosllav akuzohet për krime të kryera nga ushtria jugosllave kundër shqiptarëve të Kosovës. Ministri i jashtëm jugosllav Goran Svilanoviç e përshëndeti heqjen e embargos të armëve, duke e quajtur atë të fundit ndër sanksionet ndërkombëtar kundër Jugosllavisë.

XS
SM
MD
LG