Lidhje

Takimi ruso-amerikan për planin e mbrojtjes - 2001-09-11


Nënsekretari amerikan i mbrojtjes, Douglas Feith, po zhvillon bisedime me zyrtarët rusë lidhur me sistemin e propozuar amerikan të mbrojtjes nga raketat, të cilin Moska e kundërshton. Zoti Feith po zhvillon një takim me homologun e tij rus, gjeneral-kolonelin Yury Baluyevsky. Dje, zoti Ivanov dha shenja të një ndryshimi të lehtë në qendrimin rus për këtë çështje, duke thënë se Rusia mund t’i pranojë disa ndryshime në traktatin e Raketave Balistike të vitit 1972. Por ai e bëri të qartë se Moska vazhdon të kundërshtojë zbutjen e çdo kufizimi të parashikuar nga traktati lidhur me ndërtimin e sistemeve të mbrojtjes ndaj raketave. Zyrtarë të lartë të administratës janë shprehur se Shtetet e Bashkuara do të instalojnë një sistem mbrojtjeje kundër raketave, edhe po qe se kjo nënkupton tërheqje nga traktati për raketat balistike.

XS
SM
MD
LG