Lidhje

Australia fajësohet për kthimin e refugjatëve - 2001-09-11


Një gjykatë federale në Australi e quajti të paligjshëm vendimin e qeverisë për të kthyer mbrapsht muajin e kaluar një anije me 400 azil-kërkues shumica afganë. Gjykata i dha kohë qeverisë deri të premten që të zbatojë vendimin e gjykatës, duke sjellë përsëri në Australi imigrantët dhe të fillojë menjëherë shqyrtimin e kërkesave të tyre për strehim politik. Qeveria deklaroi se ka në plan ta apelojë vendimin e gjykatës. Azil-kërkuesit qendruan për disa ditë në bordin e një anijeje norvegjeze në afërsi të ishullit australian Christmas pasi u shpëtuan prej saj nga një anije indoneziane që po mbytej. Refugjatët u transferuan javën e kaluar në një anije të marinës australiane. Në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare, Nauru dhe Zelanda e Re pranuan të shqyrtojnë kërkesat e tyre për strehim politik.

XS
SM
MD
LG