Lidhje

Osama bin Laden në krye të listës - 2001-09-12

Zyrtarë amerikanë thonë se ka gjithnjë e më tepër të dhëna për lidhje midis sulmit terrorist të ditës së djeshme ndaj dy kullave të Qendrës së Tregëtisë Botërore në New York dhe Pentagonit me terroristin e dyshuar Osama Bin Laden. Zyrtarë amerikanë thonë se në listat e pasagjerëve që po udhëtonin me 4 avionët amerikanë të rrëmbyer ishin edhe emrat e personave të dyshuar për terroristë, që dihet se kanë lidhje me Osama Bin Ladenin. Një senator amerikan tha gjithashtu se zbulimi amerikan kishte mundur të kapte fragmente të komunikimit midis përkrahësve të Bin Ladenit që diskutonin në lidhje me sulmet në New York dhe Washington. Zyrtarë të lartë amerikanë thonë se mendojnë që ka të dhëna mjaft të besueshme për lidhjet që ekzistojnë midis oganizatës së Osama Bin Ladenit dhe sulmit terrorist. Një ndihmës i ngushtë i Osama Bin Ladenit u shpreh nga një bazë në Afganiztan se bin Ladeni nuk është i përfshirë në këtë sulm, por se ai i përshëndeti rrëmbyesit e avionëve që i kryen ato.

Në një raport të publikuar thuhet se autoritetet në shtetin e Massachusetts kanë identifikuar të paktën 5 arabë, përfshi një pilot të stërvitur, si të dyshuar për sulmet e së martës në Qendrën Botërore të Tregëtisë.

Gazeta "The Boston Herald" thotë se autoritetet kanë kapur një makinë që kishte manuale të praktikës së fluturimit në arabisht, në aeroportin ndërkombëtar Logan nga ku dy aeroplanët komercial që u përplasën në dy kullat binjake filluan fluturimin e tyre. Makina e marr me qira thuhet të ketë lidhje me të paktën dy vëllezër nga Lindja e Mesme. Raporti thotë gjithashtu se rrëmbyesit duket të kenë përdorur valixhet që lejohen të merren me vete pa kaluar në bagazhin e avionit, për të futur thika me dorezë plastike. Thuhet se në një nga fluturimet teroristët vranë disa stjuardesa për të futur në kurth pilotin dhe për të marrë kështu nën kontroll avionin. Dëshmitë për thikat e përdorura nga terroristët janë konfirmuar nga njoftimet e bëra nga disa pasagjerë të avionave fatkeq përmes bisedat telefonike me celular.

XS
SM
MD
LG