Lidhje

Pakistani ofron bashkëpunim - 2001-09-13


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, i siguroi Shtetet e Bashkuara se vendi i tij do të bashkëpunojë plotësisht në hetimet lidhur me sulmet terroriste. Ambasadori amerikan në Pakistan, Wendy Chamberlin, i cili u takua sot me Gjeneralin Musharraf, u tha gazetarëve se udhëheqësi pakistanez premtoi bashkëpunim të plotë, duke thene se ai është me Shtetet e Bashkuara. Në një deklaratë, Gjenerali Musharraf tha se i ka premtuar presidentit Bush mbeshtetjen e plotë të qeverisë pakistaneze. Ai tha se sulmet e tmerrshme ne Nju Jork dhe Uashington e bëjnë të domosdoshme që lufta kundër terrorizmit të ngrihet në një nivel të ri. Pakistani është një nga vendet e pakëta që e njohin udhëheqjen talebane të Afganistanit, ku është strehuar terroristi saudit Osama bin Laden.

XS
SM
MD
LG