Lidhje

Dita e lutjeve në  SHBA - 2001-09-13


Presidenti Bush udhëhoqi amerikanët sot në ditën kombëtare të lutjeve dhe nderimit të viktimave të sulmeve terroriste të kësaj jave. Zoti Bush së bashku me katër ish presidentë amerikanë si dhe me disa personalitete të larta mori pjesë në një shërbesë solemne në Katedralen Kombëtare në Washington. Shërbesa u mbajt ndërsa qiejt përreth Washingtonit u hapën nga retë dhe shiu i mëngjesit.

Zoti Bush do të marrë pjesë në ceremoninë e lutjeve në Washington dhe pastaj do të udhëtojë për në New York për të parë rënojat e asaj që ishte Qendra Botërore e Tregëtisë dhe do të vizitojë punonjësit e ndihmave dhe vullnetarët në vendin e ngjarjes. Presidenti vlerësoi lart qendrimin e njujorkezët që i treguan botës shpirtin e Amerikës dhe trimërinë e amerikanëve.

Në një fjalim emocional drejtuar të pranishmëve, presidenti amerikan nderoi viktimat e sulmeve të së martës dhe u shrehu ngullëllimet në emër të gjithë kombit familjeve të tyre. Zoti Bush tha se Shtetet e Bashkuara u shpallën luftë mashtruesit dhe vrasësit. Ai tha se vendi do të përgjigjet me unitet për të zhdukur djallin e botës.

Evangjelisti Billi Graham u tha të pranishmëve se kjo tragjedi mund ta ndante vendin, por përkundrazi e ka bashkuar atë si një familje të vetme. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të bëhen më të forta duke u mbështetur në besimin tek zoti.

Presidenti Bush caktoi ditën e sotme si ditë nderimi për mijëra njerëzit që humbën jetën. Në institucionet fetare në mbarë vendin u mbajtën shërbesa fetare në të njëjtën kohë me atë në Katedrelen Kombëtare në Washington.

Amerikanët janë për përgjigje të ashpër ushtarake Anketimet e opinionit publik tregojnë se shumica dërmuese e amerikanëve mbështesin një përgjigje të ashpër ushtarake ndaj sulmeve terroriste të ditës së martë. Sipas një anketimi të përbashkët të zhvilluar mbrëmë nga gazeta Washington Post dhe rrjeti televiziv ABC, gati 9 në çdo 10 amerikanë kërkojnë një përgjigje ushtarake, edhe sikur kjo të çojë në fillimin e luftës. Edhe anketimet e zhvilluara nga rrjetet CBS dhe NBC, treguan të njëjtin reagim nga ana e amerikanëve. Të gjitha anketimet tregojnë se amerikanët po shprehin mbështetje të madhe për presidentin Bush dhe mënyrën se si ai po e trajton krizën e terrorizmit. Gazeta Washington Post shkruan se mbështetja për presidentin Bush është 86 përqind, mbështetje kjo që është ngritur 31 për qind në më pak se një javë.

XS
SM
MD
LG