Lidhje

Lirohen të ndaluarit në New York - 2001-09-14


Autoritetet thonë se gjithe personat e ndaluar dje ne aeroportet e New Yorkut u liruan dhe ata nuk kane lidhje me sulmet terroriste. Autoritetet ndaluan dje 10 persona ne aeroportet e New Yorkut menjehere pas hapjes së aeroporteve për fluturime. Pas arrestimit të tyre aeroportet e New Yorkut u mbyllen perseri dhe vazhdojne te jene te mbyllur. Ndekohe aeroportet e tjera ne vend kane filluar punen me kapacitet te kufizuar dhe nen masa te rrepta sigurie.

Autoritetet amerikane kanë vendosur masa të reja sigurie në Washington, ndërsa vazhdojnë hetimet lidhur me sulmin terrorist të ditës së martë. Automjete ushtarake patrullojnë rrugët e Washingonit, ndërsa avionët reaktivë dhe helikopterët patrullojnë qiejt e kryeqytetit amerikan. Shërbimi sekret e zgjeroi zonën e sigurisë përreth Shtëpisë së Bardhë, duke kufizuar edhe më shumë lëvizjen në afërsi të saj të kalimtarëve dhe makinave. Nënpresidenti Dick Cheney është larguar përkohësisht nga zyra e tij në Washington; ai ndodhet tani në Kemp Dejvid në Maryland. Zyrtarët thanë se kjo ishte një masë parandaluese për krijimin e një distance sigurie midis tij dhe presidentit Bush. Të gjitha monumentet kombëtare janë mbyllur përsëri, pasi u hapën dje për një kohë të shkurtër. Aeroporti Ronald Regan i Washingtonit është mbyllur për një kohë të pacaktuar.

XS
SM
MD
LG