Lidhje

Arrestohen të dyshuar në Evropë - 2001-09-15


Autoritetet policore në Belgjikë dhe në Hollandë arrestuan 6 persona të dyshimtë si ekstremistë myslimanë nën akuzat se ishin duke planifikuar sulme terroriste kundër objekteve amerikane në Evropë. Katër prej të dyshuarve u arrestuan në Holandë, ndërsa autoritetet belge ndaluan 2 të tjerët në Bruksel për t’i marrë në pyetje.

Zyrtarët në të dy vendet thanë se deri tani nuk kanë të dhëna se të arrestuarit kanë lidhje me Osama Bin Ladenin. Ndërkohë në Hamburg të Gjermanisë, policia liroi një person që ishte ndaluar për t’u marrë në pyetje pasi dyshohej se kishte lidhje me sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët gjermanë thonë se një punonjës i Byrosë Federale të Hetimeve mbërriti dje në Hamburg për të vlerësuar gjendjen. Të enjtën, Gjermania bëri të ditur fillimin e një procesi hetimor lidhur me një rrjet të mundshëm terrorist në Hamburg, që mund të ketë lidhje me personat që dyshohen për kryerjen e sulmeve në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG