Lidhje

Kalendari Historik i datës 16 shtator - 2001-09-16


Më 16 shtator 1893, qeveria e Shteteve të Bashkuara u ofroi qytetarëve amerikanë një rajon për sistemim në këndin veri-lindor të territorit që sot njihet si shteti Oklahoma. Kjo tokë me sipërfaqe prej 24 mijë kilometrash katrorë, e quajtur Cherokee Outlet, isht territori i tretë dhe më i madhi që ofrohej falas për sistemim në rajonin perëndimor. Rreth 100,000 vetë shkuan në Cherokee Outlet në kohën e caktuar për të paraqitur kërkesa për ngastra toke me sipërfaqe deri në 64 hektarë. Historiani i Universitetit të Oklahomës James Smallwood e përshkruan në këtë mënyrë skenën e asaj dite:

“Në mesditë, nëse hidhje vështrimin në drejtim të kufijve të territorit Cherokee Outlet, do të vëreje një rresht kalorësish, karrocash me kuaj, e njerëzish në biçikleta. Por të gjithë këta njerëz ishin vendosur në vijën e startit. Kur u dëgjua zhurma e topit, e tërë kjo masë njerëzish u turr në drejtim të të territorit Cherokee Outlet për të zënë pjesën më të mirë.”

Më 16 shtator, 1940, presidenti Franklin Roosevelt nënshkroi ligjin e parë për të mobilizuar ushtrinë në kohë paqeje në historinë amerikane. 16 milionë meshkuj amerikanë nga mosha 21 deri në 35 vjeç iu përgjigjën thirjes. Në një kohë që në Evropë dhe Azi po zhvilloheshin luftime, presidenti Roosevelt ishte i mendimit se Shtetet e Bashkuara duhet të forconin ushtrinë në mënyrë që të mos shndërroheshin në viktima të agresionit. Në periudhën e pas-Luftës së Parë Botërore, ushtria e Shteteve të Bashkuara kishte humbur shumë fuqinë e kohës së luftës. Rekrutët e vitit 1940 u angazhuan në luftime në dhjetor të vitit 1941, pasi Japonia sulmoi Flotën e Paqësorit Amerikan që kishte ankoruar në portin Pearl Harbor të Havait.

XS
SM
MD
LG