Lidhje

Parlamenti maqedonas diskuton mundësinë e referendumit - 2001-09-17


Parlamenti i Maqedonisë po përgatitet të diskutojë lidhur me mundësinë e zhvillimit të një referendumi për reformat politike për të shtuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

NATO ka caktuar datën 27 shtator si afat për përfundimin e misionit të grumbullimit të armëve të luftëtarëve shqiptarë dhe fillimin e zbatimit të reformave. Referendumi mund të vonojë zbatimin e reformave dhe mund të rrezikojë marrëveshjen e paqes.

Reformat janë pjesë e planit të paqes, që do të shoqërohen paralelisht me dorëzimin e disa mijëra armëve nga luftëtarët shqiptarë. NATO bëri të ditur javën e kaluar se deri tani janë grumbulluar dy të tretat e armëve.

XS
SM
MD
LG