Lidhje

Shoqëritë ajrore pëson humbje të mëdha në bursën amerikane - 2001-09-17


Investitorët dhe analistët e ekonomisë do të ndjekin përsëri sot me vemendje bursën amerikane, pas rënies së ndjeshme dje, ditën e parë të shkëmbimeve pas sulmeve terroriste të javës së kaluar.

Indeksi Dow Jones ra dje 7 përqind, në një ditë me volum të madh shkëmbimesh, ose rreth 685 pikë, rënia më e madhe kjo në historinë e bursës. Aksionet e shoqërive ajore dhe kompani të tjera që kanë të bëjnë me udhëtimet ishin ato që pësuan rënien më të madhe.

Presidenti Bush është takuar me këshilltarët e tij kryesorë të ekonomisë për të hartuar një paketë propozimesh për nxitjen e ekonomisë. Ndërkaq, tregjet financiare në Azi shënuan sot ngritje. Indeksi i bursës japoneze Nikkei u ngrit rreth 2 përqind.

XS
SM
MD
LG