Lidhje

Bush takohet me Sukarnopoutrin - 2001-09-19


Presidenti Bush ka kërkuar nga udhëheqës shtetesh ndihmën e tyre për të ndërtuar një koalicion ndërkombëtar kundër terrorizmit. Presidenti Bush u shpreh kështu sot gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidenten e Indonezisë Megawati Sukarnoputri. Gjatë bisedës së tyre në prani të gazetarëve, presidenti Bush tha se ndërkohë që disa shtete kërkojnë të luajnë një rol sa më aktiv në këtë fushatë, vende të tjera preferojnë të ofrojnë vetëm informacion apo ndihmë financiare. Nga ana e saj, zonja Megawati tha se qeveria e saj e ka dënuar rreptësisht aktin terrorist të javës së kaluar. Ajo u shpreh se Indonezia e ka kundërshtuar gjithmonë dhunën.

Ndërkaq, grupet ekstreme islamike në Indonezi kërcënuan sot të sulmojnë interesat amerikane, në se Washingtoni hakmerret kundër ndonjë shteti mysliman. Udhëheqësi i grupit Ushtarët e Luftës së Shenjtë, paralajmëroi fillimin e një një lufte të shenjtë kundër Shteteve të Bashkuara nëse ato sulmojnë shtetet muslimane. Udhëheqësit e grupit kritikuan gjithashtu presidenten Megawati Sukarnoputri, e cila e dënoi publikisht sulmin terrorist të javës së kaluar si dhe e paralajmëruan atë që të mos mbështesë Amerikën.

XS
SM
MD
LG