Lidhje

Shkelet armëpushimi në Lindjen e Mesme - 2001-09-20


Armpushimi i shpallur dy ditë më parë nga Izraeli dhe Autoriteti Palestinez është shkelur nga raste të reja dhune. Policia izraelite thotë se palestinezë të armatosur qëlluan për vdekje një kolone hebre dhe plagosën rëndë burrin e saj, kur po udhëtonin sot pranë qytetit Bethlehem në Bregun Perëndimor.

Mbrëmë një palestinez u vra nga forcat izraelite në Hebron dhe një bombë shpërtheu në afërsi të qytetit Qalqilaya duke plagosur dy kolonë hebrenj. Ndërkaq, mjetet izraelite të informimit bëjnë të ditur se ministri i jashtëm izraelit Shimon Peres dhe udhëheqësi palestinez Arafat mund të takohen sot për bisedime, megjithëse nuk janë bërë të ditura hollësi të mëtejshme. Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell përgëzoi Izraelin dhe palestinezët për uljen e ndjeshme të rasteve të dhunës që të martën.

XS
SM
MD
LG