Lidhje

Talebani nuk do të dorëzojë Osama bin Ladenin - 2001-09-21


Sundimtarët talebanë të Afganistanit e kundërshtuan thirrjen e presidentit Bush për të dorëzuar Osama Bin Ladenin, të dyshuarin kryesor për sulmet terroriste të javës së kaluar në Uashington dhe në New York.

Ambasadori taleban në Pakistan tha sot në një konferencë shtypi në Islamabad se talbani nuk do ta dorëzojë Bin Ladenin pa patur prova se ai ka marrë pjesë në organizimin e sulmeve. Ai tha se rekomandimi i Këshillit Islamik të Klerikëve për të bindur të mërguarin saudit të largohet nga Afganistani vullnetarisht nuk ka forcë ligjore ndaj qeverisë. Ai tha gjithashtu se nuk kishte dijeni se ku ndodhet tani Osama Bin Ladeni.

Uashingtoni ka kërcënuar se do të sulmojë kampet e stërvitjes së terroristëve të drejtuara nga organiazata e tij Al-Kaida dhe ndoshta edhe talebanin meqënëse e strehon atë.

XS
SM
MD
LG