Lidhje

Fillon dislokimi në Gjirin Persik - 2001-09-21


Aeroplanmbajtëse, aeroplanë dhe trupa janë nisur për në rajonin e Gjirit Persik në përgatitje për veprime të mundëshme ushtarake pas ulmeve terroristet ë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Bush tha se ushtria amerikane është në gjendje të lartë gatishmërie dhe duhet të përgatitet për një betejë të gjatë kundër terrorizmit. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, nuk ka thënë se për ku janë drejtuar këto forca por tha vetëm se ato do të dislokohen në gjithë botën. Në këto forca përfshihen trupa dhe mjete luftarake të ushtrisë, të forcave ajore, dhe të marinës së bashku me mijra marinsa. Shumë prej tyre pritet të bashkohen me forcat e shumta amerikane që ndodhen në rajonin e Gjirit Persik.

XS
SM
MD
LG