Lidhje

Luftime në Afganistan - 2001-09-22


Në Afganistan, njoftohet për luftime të ashpra midis lëvizjes sunduese taleban dhe Aleancës Veriore të opozitës.

Luftimet u zhvilluan sot në pjesën veriore të vendit, ku opozita ende kontrollon 5 deri në 10 përqind të territorit afgan.

Një komandant i Aleancës Veriore i tha agjencisë së lajmeve Reuter se opozita ka përparuar, por ky njoftim nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe i prenë marrëdhëniet diplomatike me talebanët. Emiratet e Bashkuara e ndërmorën këtë hap pasi nuk arritën të bindin talebanët që ta dorëzonin Osama bin Ladenin, të dyshuarin kryesor për sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara. Burime në Afganistan thonë se Osama bin Laden qendron i fshehur në provincën qendrore të Uruzganit.

XS
SM
MD
LG